Halloween njihet në të gjithë botën si nata e përbindëshave dhe fantazmave, dhe padyshim që mbrëmjen e kaluar ka pasur shumë shpirtra zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, që kanë festuar siç e do zakoni. Shumë studentë britanikë e kanë ngritur në një nivel të ri festën e Halloween, duke shkaktuar shumë rrengje edhe pa kërkuar dhurata. Ata zbarkuan në rrugët e Portsmouth mbrëmjen e kaluar për të shënuar edhe festën e Halloween, duke shkaktuar shumë probleme për policinë lokale dhe shërbimin mjekësor, të cilët në të shumtën e rasteve kishin të bënin me të rinj të dehur, apo të droguar.

- SPONSOR -Smiley face