- SPONSOR -Smiley face

Grindje midis Ivana Trump dhe Melania Trump për rolin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara.

Dy “first ladies” përplasen në një aspekt që askush nuk e mendonte se mund të krijonte nervozisëm. Gruaja aktuale e Presidentit Donald Trump jeton në Shtëpinë e Bardhë dhe merr pjesë në angazhimet institucionale të bashkëshortit të saj, por pavarësisht kësaj ish gruaja përvetëson të drejtën e mbajtjes së titullit.

Gjatë një interviste në Abc News në Amerikë, për daljen e librit të saj “Raising Trump”, Ivana ka deklaruar se ka numrin personal të Presidentit dhe se flasin njëherë çdo dy javë. “Nuk dëshiroj ta telefonoj shpesh, nuk do doja të provokoja asnjë lloj xhelozie”. Pyetjes së gazetarit përse mendon se do të shkaktonte xhelozi ajo i përgjigjet duke qeshur: “Sepse unë jam gruaja e parë e Trump-it, dhe në thelb jam unë first lady, ok?”.

Melania nuk qendroi indiferente ndaj kësaj deklarate dhe kthen përgjigje nëpërmjet drejtoreshës se komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grishman “ Zonja Trump  e bëri Shtëpinë e Bardhë shyëpinë e Barron (djali i saj me Trump) dhe të Presidentit. I pëlqen të jetojë në Washington dhe është e nderuar me titullin e First Lady të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe do të shfrytëzojë rolin e saj për të ndihmuar fëmijët dhe jo për të shitur libra”.

 

- SPONSOR -Smiley face