Këngëtari i njohur britanik James Blunt është i njohur në Shqipëri për hite-t e tij por edhe për vizitën e tij në Kosovë gjatë kohës së luftës. Në një intervistë për revistën prestigjoze “The Sun”, ai ka treguar se përvoja e tij në Kosovë ka qënë një nga më të hidhurat pasi pa shumë vdekje. “Unë isha në ushtri në luftën e Kosovës, kështu që pashë shumë vdekje. Kjo ka qenë ndër përvojat më të hidhura”, u përgjigj ai. Ai ndër të tjera ka treguar se kë prej personazheve publike admiron dhe ka folur edhe për jetën private. “Greta Thunberg. Ajo po flet për temën më të rëndësishme në botë sot. Dhe ajo është mbret i ri.”, është shprehur Blunt duke treguar se e admiron atë.

- SPONSOR -Smiley face