Klea Huta dhe Elgit Doda janë përfolur prej disa muajsh që po përjetojnë një romancë. Pasi ‘çifti’ u kap mat nga mediat  duke drekuar në jug të vendit, gjatë verës, asnjëri prej të dyve nuk e pohoi. Ata e mohuan lidhjen, duke thënë  se janë në një miqësi, ndërsa Elgiti tha se janë duke u njohur me njëri-tjetrin. Huta e mohoi sërisht lidhjen në një dalje televizive, por është Doda ai i cili ka publikuar në Instagram një fotografi duke e puthur Hutën në ballë. Fansat mendojnë se ata janë në një lidhje, por dyshja mbetet ta konfirmojë, sepse edhe një puthje në ballë nuk konfirmon asgjë…

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face