Ky është një libër i përshkruar me detaje të gjalla të përjetuara nga vetë heroina e librit. Është një libër që i përshtatet më shumë një audience të rritur meqenëse shpeshherë përshkruhen skena tronditëse dhune. Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re e të bukur libanese e cila u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së parë të Gjirit. Udhëtimi shokues i Jaseminës është një histori e çmendurisë së luftës, e brutalitetit seksual të shkaktuar nga kaosi dhe guximit të një gruaje e cila përballet me rrezikun për t’u ardhur në ndihmë bashkëvuajtëseve të saj.

- SPONSOR -Smiley face

Jasemina ishte një vajzë e pafajshme, e arsimuar, që e fliste shumë mirë anglishten dhe punonte si stuardesë profesioniste. Ajo ishte një vajzë dhe një motër myslimane, akoma e virgjër që e mbronte besimin e saj mysliman në një mënyrë konservatore. Arsyeja pse fluturimi i saj jashtë Kuvajtit u anulua ishte sepse Sadam Hyseini sapo kishte pushtuar Kuvajtin. Ushtarët irakianë e burgosën Jaseminën në një vend të tmerrshëm, ku rojat sulmonin brutalisht gratë e burgosura dhe kënaqeshin duke i torturuar. Pasi Jasemina ishte dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga komandanti i rojave të burgut, ajo mendonte se ishte gruaja më fatkeqe në botë. Por më vonë u miqësua me Lanën, torturuesi dhe përdhunuesi i të cilës gjente kënaqësi sadiste duke e lënduar brutalisht atë.

Autorja Jean Sasson dëshironte ta bënte publike këtë histori të vërtetë prej shumë vitesh. Por e dinte se hollësitë e përshkruara të sulmeve seksuale dhe dhunës do ta vështirësonin botimin e kësaj historie. Më në fund, autorja e kuptoi se duhet ta ndante me botën mbarë këtë “amanet” për bërë të njohur historinë e dhimbshme të kësaj vajze të guximshme duke inkurajuar e duke u dhënë forcë shumë vajzave e grave të tjera në gjendje të tillë për të rezistuar e mbijetuar me çdo kusht.

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face