DASHI

Sot e Hënë, Dielli ndërron shenjë dhe del nga negativiteti që ka zgjatur një muaj dhe ju bën të dridheni me vitalitet intensiv, duke ju rizgjuar atë notë të karizmës për të cilën vlerësoheni. Entuziasmi dhe bujaria për të cilat do të jepni prova, nuk do ju bëjnë të rrëshqisni në naivitetin  tipike të shenjës suaj: Saturni me mençurinë e tij do ju mbrojë duke ju dhënë kthjelltësi konstante dhe një buonsens solid për çdo situatë me të cilat do të përballeni. Saturni në favor, sidomos në rast se i përkisni dekadës së tretë, ju nxit të mbroni ata që ju duken viktima të padrejtësisë. Në mënyrë të apasionuar projektoni organizimin e një udhëtimi të mundshëm së shpejti i cili do t’ju rigjeneroj trupin dhe mendjen. Familjarët dhe shoqëria do ju qendrojnë afër me entuziasmin e tyre.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Do të jeni në sintoni të plotë me shpirtin tuaj binjak, të mbështetur edhe nga Urani i cili tranziton në shenjën  tuaj. Do të mirëkuptoheni në perfeksion, duke zgjidhur me shumë lehtësi disa detyrime të përditshme. Ndjeheni sensual e plot pasion, partnerit me siguri nuk do ti shpëtoj ky detaj.

Puna/Paraja: Të vlerësuar për besnikërinë tuaj, arrini të fitoni një vlerësim të konsiderueshëm në ambientin e punës. Do të jetë gjithmonë Urani , planeti i mundësivë, që do t’ju këshillojë të synoni drejt disa njohurive të cilat do të jenë të vlefshme për karrierën tuaj. Si luftëtarë të mirë që jeni kërkoni vazhdimisht që bazat  të jenë solide dhe që fuqia të jetë gjithmone me ju. Është momenti ku e ndjeni të fortë nevojën për  për të përmirësuar dhe për të rritur përgatitjen tuaj dhe aftësitë.

Shendeti: : ripërtëritja e energjisë  vazhdon t’ju japë një vrull dhe ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj dhe me botën.  Saturni në harmoni , ju ndihmon të mbaheni në formë duke ndjekur një stil jetese inteligjente.

- SPONSOR -Smiley face