BINJAKET 

Të mbeshtetur nga një Uran i shkathët pajiseni me një gatishmëri të reflekseve mendore për tu pasur zili. Kjo shkathtësi mendimi do ju lejoj të zgjidhni çështje delikate profesionale dhe private në mënyrë të shkëlqyer. Saturni kundërshtar mund t’ju bëj pak të pavendosur për disa zgjedhje, por do të jetë pastaj intuita juaj e cila do ju bëj të vendosni për lëvizjët e duhura. Do të jeni luftëtar dhe të sigurtë për atë që doni të merrni nga jeta, dhe ecni përpara për qëllimet e juaja me shumë energji. Të bukur dhe shumë të kërkuar do të keni një jetë shoqërore shumë aktive.

- SPONSOR -Smiley face

Me Venusin dhe Marsin në aspekt optimal bukuria juaj do të jetë e mahnitshme. Tregohuni të vemendshëm ndaj aktivitetit fizik dhe lëvizjes sidomos në rast se jeni meshkuj. Disiplinat sportive individuale apo në skuadër janë të favorizuar falë planetit Mars. Planeti kuq në përgjithësi favorizon një ton të mirë muskolar.

Dashuria: Jeni në një aspekt të mrekullueshëm astrologjik. Aftësia për të joshur dhe për të dashuruar, me Venusin e favorshëm, do të inkurajohet në maksimum. Shumë nga ju që jeni në kërkim të shpirtit binjak do ta gjeni atë. Ato qw janw nw njw lidhje ju presin ditë ekzituese në shoqëri të personit të zemrës. Shumë sensual dhe joshës, do të jetë e vështirë t’ju rezistojnë.

Puna/ Paraja: Neptuni dhe Saturni qëndorojnë kundërshtar në shenjën e Peshqëve dhe Shigjetarit, flasin për disa nyje për t’u zgjidhur, disa çështje për t’u rregulluar në ambientin e punës. Rrini larg nga polemikat me eprorët. Sot do të nevojitet i gjithë durimi juaj ndërthur me diplomacinë. Përballuni me diskutime të lëna akoma pa mbyllur dhe bëni të qartë pozicionin që keni zgjedhur, në veçanti për sa i përket financava, mos i lërni hapësirë ambiguitetit. Do të keni nevojë të rrethoheni nga njerëz të ndershëm dhe besnik.

Shendeti: ndjeheni mirë dhe me energji të mjaftueshme për të përballuar edhe ditët  më të lodhshme. Mos harroni që në menaxhimin e shendetit baza kryesore është rregulli, mbani një rregull kostant si në ushqim ashtu edhe në aktivitetet fizike

 

- SPONSOR -Smiley face