Përpara se të fejoheshin bashkë Jennifer Lopez dhe Alex kanë pasur lidhje të tjera dhe pas ndarjeve kanë mbetur miq të mirë, aq të mirë sa duan ti ftojnë në dasmë. Ceremonia e martesës mes këngëtares Jennifer Lopez dhe sportistit Alex Rodriguez nuk duket dhe aq larg. I ftuar në një program televiziv Alex Rodriguez pohoi se në dasmën e tyre do të marrin pjesë dhe ish-partnerët e mëparshëm. “Ish partnerët do të ftohen në dasmë, aq më shumë të jenë aq më mirë,”-u shpreh Rodriguez. Ndër të tjera ai tregoi se vallëzimi i parë mes tij dhe J.Lo për hapjen e dasmës nuk do të vi i menduar më parë me një koreografi.

- SPONSOR -Smiley face