Jennifer Lawrence është martuar. Ylli i hollywoodit i ka thënë ‘po’ artistit Cooke Maroney, me të cilin është njohur një vit më parë. Ceremonia është zhvilluar në një kështjellë të Newport, në Rhode Island. Sipas asaj që raporton ‘People’, atmosfera e martesës ka qenë me temën e ‘kopshteve të dimrit’. Nusja për këtë ditë të rëndësishme zgjodhi fustan nga ‘Dior’ , pasi shërben edhe si imazh i firmës po për fatin e keq akoma nuk janë postuar foto të saj me fustan të bardhë. Mes 150 të ftuarve ishin Adele, Emma Stone, Cameron Diaz dhe Sienna Miller. Ashtu siç dhe ishte njoftuar ceremonia ka qenë shumë e blinduar. Në ndërtesën e madhe të shekullit te 19-të, të projektuar nga Richard Morris Hunt (ku sipas legjendave ka pasur fantazma) Lawrence ka kurorëzuar dashurinë e saj, duke lënë pas të gjitha shqetësimet sentimentale, që kanë karakterizuar jetën e saj për një kohë të gjatë. Më poshtë keni disa foto si u veshën të ftuarit në dasmën e aktores:

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face