Jessie J dhe Channing Tatum prej disa muajsh janë në një lidhje dhe janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Dyshja u pa bashkë në shtator të vitit të kaluar por asnjëri prej tyre nuk e pranoi lidhjen deri sa me kalimin e kohës filluan të dilnin publikisht bashkë. Por si e ka pritur vajza e Channing lidhjen e babait të saj me një tjetër grua? Këtë gjë e zbulon vetë këngëtarja e njohur britanike që shprehet se vajza e Channing është e mrekullueshme dhe nuk e kishte aspak siklet ta takonte atë. Po ashtu Jessie zbulon dhe planet e ardhshme për t’u bërë nënë. Ajo shprehet se një ditë do bëhet nënë por mënyrën se si do ja lërë kohës. Ju kujtojmë që disa muaj më parë Jessie J u shpreh se nuk mund të bënte dot fëmijë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

- SPONSOR -