Pak muaj më parë u bë publik lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i ka dhënë fund martesës së saj. Ajo kishte 17 vite me bashkëshortin e saj.

Por gjatë periudhës së divorcit, Maliqi ka preferuar që të qëndrojë në heshtje, pa komentuar për jetën e saj private. Këngëtarja ka pranuar që të flasë për këtë temë teksa ishte e ftuar dje në “Top Albania Radio”.

- SPONSOR -Smiley face

“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur këngëtarja Jonida Maliqi.

- SPONSOR -Smiley face