Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi na ka treguar një pjesë nga kënga e saj më e  fundit me të cilën ajo konkuron në Festivalin e Këngës në RTSH.

Me anën e një mini klipi të gjithë artistët pjesëmarrës flasin për këngët e tyre dhe në sfond është dhe kënga me të cilën prezantohen.

Duke u Ngarkuar...

Jonida Maliqi rikthehet pas 11 vitesh në “Festivalin e Këngës” ndërsa para 7 vitesh ishte prezantuesja e këtij festivali të rëndësishëm. Ajo prezantohet me këngën “Ktheju tokës” me tekst  dhe kompozim të petagoges Eriona Rushiti. Jonida shprehet se mesazhi i këngës është shumë aktual dhe se i kushtohet temës së emigrimit, ndërsa na bëhet e ditur se këngëtarja do shoqërohet edhe nga balerinët e Universitetit të Arteve me koreografi të dr.Riselda Sejdisë dhe jemi të sigurt se performanca do jetë shumë e veçantë.

Në video shfaqet një pjesë e këngës që duket vërtetë interesante por Jonida me këtë rast tregon edhe sukseset e saj pasi shohim shumë kupa. Jemi të sigurt që bashkëpunimi i Jonidës  do rezultojë një sukses ndërsa mezi presim të dëgjojmë edhe këngën e plotë.

 

 

- SPONSOR -