Jufkat, pjatë e Malsisë së madhe.

PERBERSIT:

- SPONSOR -Smiley face

1 kg jufka

1 gjel 1 kg

gjalpë

kripë

100 gr arra

PERGATITJA:

Vendosim gjelin të ziej me ujë kripë.

E lejmë të ziej jo shumë që mos të prishet forma. Lëngun e tijë e ruajmë për më vonë. E vendosim në tavë te lyer me gjalpë dhe e mbushim me arra. E pjekim në furrë të nxehur më pare ne 160° për 45 minuta ose derisa të shikoni që ështe skuqur mirë nga të gjitha anët.

Në tavën ku poqet kaposhin shtrojmë jufkat e skuqura dhe llogarisim të shtojmë rreth 1 litër e gjysëm lëngë kaposhi të nxehtë. Vendoseni përseri në furre për 5-10 minuta derisa jufkat të ziejne.Duhet të jenë pak të lëngëshme.

Ju befte mire!

 

- SPONSOR -Smiley face