Aktorja e njohur Julia Roberts ka zbuluar për fansat e saj, por edhe për njerëzit që e kanë “zili” buzëqeshjen e saj, tre aryset kyçe të lumturisë. Ylli “Pretty Woman”, thotë se arsyet janë: të martohesh me personin e duhur, të sjellësh në jetë një fëmijë me flokë të kuqe dhe të kesh mikesha të mrekullueshme. Mesa duket, arsyet e lumturisë së saj mbajnë emrin e bashkëshortit, Daniel Moder, me të cilin është prej 15 vjetesh e martuar, djali i pare, Finn, flokëkuqi i familjes, ndërsa mikeshat nuk ia kemi zbuluar “Lumturi është që kemi këto tre qënie njerëzore të cilat janë një pasqyrim i plotë i dashurisë që kemi për njëri-tjetrin”, ka thënë tekstualisht.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face