Justin Bieber është në qendër të vëmendjes dhe të gjithë janë kuriozë se çfarë po ndodh me jetën e tij. Edhe pse ai është shprehur shpesh se jeta publike dhe e gjithë vëmëndja tek ai e ka bezdisur shumë, prapë paparacët nuk i ndahen. Këtë herë 25 vjeçari është fotografuar në Beverly Hills. Teksa dilte nga një dyqan, këngëtari mbante në dorë dy kuti me ilaçe, që mendohet se janë vitamina, dhe një jastëk në dorë. Pak kohë më parë Justin tha se po vuan nga depresioni dhe kërkoi që të gjithë ta mbështesnin dhe të luteshin për të, por mesa duket këngëtari i preferuar i adoleshentëve e ka marrë veten dhe tani po i rikthehet gjendjes normale. Disa ditë më parë burimet  u shprehën se ai dhe Hailey po blejnë një shtëpi në Beverly Hills pasi duan të kenë një shtëpi të re dhe siç ata e kanë imagjinuar.

 

- SPONSOR -Smiley face