Justin Bieber dhe Hailey janë një nga çiftet e preferuar të showbiz-it dhe lidhja e tyre është komentuar shumë. Shpesh ata postojnë shumë foto të tyret, duke qeshur apo duke qarë nuk ka rëndësi, për ta fansat e tyre duhet të dijnë gjithçka. Një ditë më parë Justin postoi një foto ku tregoi se po bëhet mirë nga dita në ditë dhe problemet e tij me shëndetin mendor po largohen. Por postimi i tij i fundit i ka shkrirë së qeshuri të gjithë. Fotoja është një super photoshop që ka bashkuar tiparet e fytyrës të Justin me flokët dhe trupin e Hailey. Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Hailey që jo vetëm që nuk e pëlqeu foton por tha se e urren këtë foto. Epo Hailey, është thjesht një shaka !

- SPONSOR -