Dakota Johanson dhe Gwyneth Paltrow janë një shembull perfekt i një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-in e partnerit. Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur Chris Martin ka bërë një gjest që i ka habitur të gjithë. Gwyneth ka publikuar një foto dhe ka uruar të dashurën aktuale të ish bashkëshortit. “Gëzuar ditëlindjen e 30-të ti gur i çmuar”, shkruan ajo. Dhe për më tepër, aktorja Gwyneth Paltrow, është ajo që bëri rolin e këshilltares për çiftin dhe e shtyu atë të bashkohej pas ndarjes së fundit. Gwyneth dhe fëmijët e saj me Chris, Apple, 14, dhe Moses, 12, kanë marrëdhënie shumë të mira me Dakota-n dhe kjo ishte prova më e madhe që donim!

- SPONSOR -Smiley face