Pak ditë më parë, Ferit Keta fitoi titullin kampion në peshën super të mesme në Gjermani, duke mposhtur me nokaut gjermanin Toni Thes. Ai u nderua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj. I ftuar në “Wake Up” këtë mëngjes, Feriti tregoi detaje nga ndeshja e tij e fundit, por edhe se si po ndjek gjurmët e dy vëllezërve të tij.

- SPONSOR -Smiley face

 

“E kisha ëndërr të ndiqja rrugën e dy vëllezërve, Gjetanit dhe të Ismailit. Kur ata ndesheshin atje, unë mendoja që një ditë të bëja të njëjtën gjë si ata”, thotë Feriti. Ai rrëfeu edhe momente nga ndeshja me gjermanin. “Kundërshtari, edhe ai bënte kickboks, ka qenë edhe kampion në këtë sport. Ai ishte shumë i fortë, ishte edhe gjerman. Por unë isha shumë i përgatitur për këtë ndeshje pasi ishte një shans shumë i mirë për mua”, u shpreh Feriti.

- SPONSOR -Smiley face