Në vijim të marrëdhënieve të nisura që në vitin 2017, Kanadaja ka vendosur për heqjen e vizave me dy shtete. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, e cila ka shtuar se kanë vizat për shtetasit e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Gjithashtu në njoftimin e publikuar nga ministria bëhet e ditur se pas bisedimeve të bëra me delegacionet e nivelit të lartë të të dyja shteteve që nga viti 2014 për heqjen e vizave është arritur rezultat.

- SPONSOR -Smiley face

Në deklaratë theksohet se vendimi tregon se Qeveria e Kanadasë i kushton rëndësi marrëdhënieve të saj me dy shtetet si dhe Bashkimin Europian.

“Me vendimin e ri rumunët dhe bullgarët do të mund të hyjnë në Kanada pa viza, për akomodime, vizita të familjes dhe shokëve si dhe me qëllime turistike deri në 6 muaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë kanadeze.

Ndërkohë ministri për Shtetësi dhe Migrim, Ahmed Hussen, në deklaratën e tij tha se “Lehtësimi i vizitave të rumunëve dhe bullgarëve në Kanada, do të inkurajojë më shumë udhëtime dhe tregti, kështu që do të krijojë mundësi të reja tregtare dhe investimesh për kanadezët dhe evropianët”.

- SPONSOR -Smiley face