Kanye West po konsideron të mos bëjë më muzikë ‘rap’, pasi thotë se është ‘muzikë e djallit’. Reperi Kanye West mund të mos e vazhdojë karrierën si rep artist. Ai siç duket po mendon t’ia kthejë shpinën muzikës me të cilën është bërë i famshëm, sipas pastorit të tij, i cili foli për rilindjen fetare të Kanye dhe si ka ndikuar në muzikën e tij. “Kanye ka filluar të vizitojë kishën tonë nga mesi i majit të këtij viti”, ka thënë pasori kryesor i një kishe në Kaliforni. Nuk dihet nëse këto fjalë janë të vërteta por reperi nuk ka reaguar. Të premte ai do nxjerrë albumin më të ri që i dedikohet krishtërimit.

 

- SPONSOR -Smiley face