Ka nisur sezoni i ri i “Keeping up with the Kardashians” dhe ky sezon na ka rezervuar surpriza të reja. Në premierën e episodit të ri, Khloe Kardashian tregon se Tristan e do atë akoma dhe u përpoq që të lidhej përsëri me të. Por një natë para ditëlindjes së vajzës së tyre True, Tristan shkoi më larg dhe u përpoq të puthte ish-partneren duke i kërkuar me ëmbëlsi të pinin një gotë verë. Por duket se nuk mbaron me kaq, mediat shkruajnë se madje Tristan u përplas me Kanye West për një episod të “Keeping up with the Kardashians”, ku imazhi i tij ishte dëmtuar shumë. Sipas Kanyes, Tristan ishte inatosur në lidhje me mënyrën se si u portretizua në sezonin e fundit të “Keeping Up with Kardashians”, sidomos për shkak të përdorimit të këngës “Runaway” në trailerin e show-t.

- SPONSOR -Smiley face