Kanye West dhe Kim Kardashian janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit. Ata kanë 5 vite të martuar dhe kanë katër fëmijë, North, 6 vjeçe, Saint, 3 vjeç, Chicago, 20 muajshë dhe Psalm, 4 muaj.

Së fundmi, në një intervistë reperi ka treguar momentin kur u takua për herë të parë me Kim dhe çfarë i thanë miqtë më pas. “Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”, tregon ai. Më tej ai tregon se të gjithë e paralajmëronin se do i shkatërrohej karriera nëse lidhej me Kim. “Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i realitety show-t. Do ta fundosë karrierën tënde!”Por Kanye këmbënguli për ndjenjat e tij duke u përgjigjur shkurt: “Por unë e dua atë, nuk më intereson”.

- SPONSOR -Smiley face