Modelja filantrope 25 vjeçare dhe e apasionuar mbas informatikës është në listën e revistës prestigjose Forbes midis 600 të rinjëve më me ndikim dhe të denjë për meritën e tyre.

- SPONSOR -Smiley face

Janë në total 600 kandidatë të ndarë në 20 kategori, duke filluar nga shendeti, marketingu, reklamat, ushqimi etj. Forbes ka publikuar edicionin e shtatë të klasifikimi prestigjoz “30 under 30” 2018, lista e të rinjve midis 20 dhe 30 vjeç më me ndikim në botë. Sipërmarrës, drejtues, hulumtues, por edhe persona të famshëm të denjë për merita të veçanta. Dhe një nga fitueset e 4 kopertinave prezantuese të listave është Karlie Kloss, 25 vjeç, modele më të ardhura prej 10 milion dollarësh në vit. Filantrope, aktiviste, top modelja amerikane është kumbara e iniciativës jo fitimprurëse “Kode with Klossy” e cila synon t’i mësojë vajzave bazat e programimit informatik.

Ka qenë vetë Karlie ajo e cila ka zbuluar kopertinën në rrjetin social Instagram ku dhe është shprehur se “Jam më shumë se e nderuar që jam në kopertinën e Forbes. I jam shumë mirënjohëse ekipit tim dhe vazhdimisht e frymëzuar nga vajzat e mia”.

Kandidatët e tjerë, 30 për çdo nga 20 kategoritë, do të vlerësohen nga një juri eksperte për çdo fushë.

Midis celebrity në listë janë Kylie Jenner për aktivitetin e saj si sipërmarrëse e brand-it Kylie Cosmetic, aktoret Elle Fanning dhe Hilary Duff.

- SPONSOR -Smiley face