Prej disa ditësh çifti mbretëror William dhe Kate janë në qëndër të vëmendjes pasi nga dita në ditë janë duke zhvilluar aktivitete dhe takime me të rinjtë në Irlandën e Veriut. Pasi luajtën futboll në stadium me disa të rinj në Belfast, Kate Middleton ka shkëlqyer në një party që zhvilluan në Empire Hall, Belfast.

Dukesha e Cambridge kishte zgjedhur një fustan tepër të veçantë ngjyrë mente dhe me xixa nga Missoni që kushtonte 3,000$ . Ajo e kombinoi fustanin me një palë këpucë bezhë dhe një kuletë po bezhë. Gjatë gjithë kohës ajo ishte e qeshur dhe komunikonte me të gjithë, madje në një moment ajo shkoi në banaku për të shërbyer birra.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -