Coachella 2019 është një festival shumë i rëndësishëm dhe janë të shumtë vipat që marrin pjesë dhe ndër ta ka qënë dhe Kendall Jenner, Hailey Bieber dhe Jordyn Woods. Sigurisht jo bashkë pasi familja Kardashian është “në gjak” me Jordyn Woods. Dhe faktin që Jordyn ishte afër me Kendall dhe Hailey i ka bezdisur vajzat të cilat kanë qëndruar plot inat gjatë gjithë kohës.

Duke u Ngarkuar...

Burime për “UsWeekly” u shprehën se shikimet plot inat nga ana e Kendall dhe Hailey bënë që Jordyn të largohej nga vendi ku po qëndronte. Në një moment nëna e Jordyn ka qënë gati të konfliktohet por ka qënë vajza e saj që nuk e ka lejuar. Gjithashtu ajo që u bëri përshtypje të gjithëve ka qënë prezenca e një mashkulli misterioz që rrinte gjatë gjithë kohës me Jordyn dhe që të gjithë thonë se është i dashuri i saj i ri.

 

- SPONSOR -