Valbona, Armina, Olta, Klaudia, Bora dhe Elia janë prezantueset e këtij 20 vjetori të “Këngës Magjike”. Ardit Gjebrea zgjodhi që këtë vit të shoqërohej nga gjashtë yje të ekranit shqiptar. Dhe le të bëjmë një mini-analizë për të gjashta.

Duke u Ngarkuar...

Valbona Selimllari, Miss-i i Parë Shqiptar dhe Prezantuesja e parë femër e “Këngës Magjike”, një yll si brenda dhe jashtë ekranit. Ajo njihet si një prezantuese e zonja dhe këtë vit në këtë edicion jubilar Arditi zgjodhi që të ketë Valbonën pranë përsëri.

Armina Mevlani, është një nga bloggeret  dhe showgirl më të njohura shqiptare. Ajo njihet si një femër që vishet me stil por dhe për elokuencën e saj dhe sigurisht asaj i shkon shumë prezantimi.

Olta Gixhari, aktorja e njohur ka prezantuar më parë me Arditin “Këngën Magjike” dhe ja ka dalë me sukses. Format e saj sexy dhe aftësia në aktrim e kanë bërë Oltën një personazh sa të pëlqyer aq edhe të kërkuar.

Klaudia Pepa, për të është hera e parë që prezanton por ja doli më së miri ! Balerina e njohur që tani po korr suksese në Itali ja arriti të kalojë provën e saj në prezantim.

Bora Zemani, shoqëruesja e Arditit gjatë gjithë javëve të prezantimit të këngëve ka treguar se nga dita në ditë arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarve. Moderatorja e njohur përveç stilit të veçantë tregoi edhe një herë që prezantimi është gjëja që ajo bën më mirë.

Princeshë Elia Zaharia si gjithmonë e ëmbël. Aktorja me ëmbëlsinë e saj tregoi se prezantimi është një nga pikat e saj të forta, dhe sigurisht një aktore si ajo oratoria nuk i mungon. Elia Zaharia është një thesar i “Këngës Magjike”.

 

 

- SPONSOR -