Pak ditë më parë u nda nga jeta nëna e këngëtarit të njohur Elton John. Marrëdhënia e tij me të ëmën ishte e ftohtë, pasi ata kishin rreth 9 vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe vetëm pak muaj që ishin pajtuar. E megjithatë është e rëndë për një fëmijë të humbasë prindin, cilado qoftë mosha e këtij të fundit. Këngëtari 70-vjeçar i ka dedikuar një performancë emocionuese nënës së tij në performancën në Hamburg, Gjermani.  Ai tregoi që “Your Song” e kishte shkruar pikërisht në shtëpinë e saj.“Eshtë një ditë e vështirë për mua pasi nëna ime u nda nga jeta. Jam i lumtur të them se ajo u largua në paqe, pa dhimbje. Ndoshta më herët seç duhej të ikte. U shokova nga ky lajm”, tha këngëtari teksa ngjitej në skenë.

- SPONSOR -Smiley face