Metallica ka shtyrë turneun e saj në Australi dhe Zelandën e Re pasi vokalisti kryesor James Hetfield u rikthye në qendrën e rehabilitimit. Grupi i famshëm njoftoi të shtunën: “Siç e dini shumica prej jush, vëllai ynë James ka luftuar me varësinë ndaj drogës prej vitesh. Ai për fat të keq është dashur të rihyjë në qendër rehabilitimi në një program trajnimi për shërimin e tij.”

Metallica shtoi se planifikojnë të fillojnë turneun sapo James të jetë gati nga ana shëndetësore. “Ne jemi shumë të mërzitur që ju bezdisshëm kaq shumë, veçanërisht ju fansave besnikë që udhëtoni në distanca të largëta për të parë performancat tona,”-tha grupi.

- SPONSOR -Smiley face