Tayna mbetet padiskutim shumë e suksesshme dhe mjaft e kërkuar me koncerte të shumta. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh poston foto provokuese të cilat ndezin rrjetin.Fansat e saj të shumtë e mbështesin kurdoherë.

- SPONSOR -Smiley face

Por ditën e sotme Taynës i është dashur të anulojë një nga koncertet e saj jashtë vendit. Artistes i është shtyrë fluturimi disa minuta përpara nisjes, dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar falje tek fansat. Përmes një postimi në instagram, Tayns ka lajmëruar që nuk do të jetë e pranishme, dhe për këtë është mërzitur shumë.

“U kërkoj falje fansave për mospraninë time, për shkak të vonesës së fluturimit. Jam shumë e mërzitur që nuk munda të isha me ju dhe të kënaqeshim bashkë, por shihemi një herë tjetër. Ju dua”,-ka përfunduar Tayns lajmërimin e saj në instastory. Me siguri artistja do lajmërojë një datë tjetër për të mbajtur koncertin e shtyrë, dhe padyshim do jetë në top formë. 

- SPONSOR -Smiley face