Këngëtarja e njohur, Mariah Carey është ndarë nga i dashuri i saj, e megjithatë simbolin e ‘dashurisë’, unazën, e mban ende në gisht. Ndoshta për faktin se ka një vlerë prej 10 milione dollar? Këtë unazë të çmuar ia dhuroi ish i fejuari i saj, James Packer. Por 9 muaj pas fejesës ata u ndanë! Mesa duket, këngëtarja nuk ia ka kthyer unzaën e shtrenjtë, pasi ajo është fotografuar me unazën 10 milionshe të vendosur në gishtin e mesit, edhe pse Packer e cilësoi lidhjen me këngëtaren një gabim. “Lidhja jonë ishte një gabim për mua dhe një gabim për të”, ka thënë më herët ai.

- SPONSOR -Smiley face