Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira do performojë në natën finale të Eurovisionit si e ftuar speciale. Vitin e kaluar Eleni ishte përfaqësuesja e Qipros me këngën “Fuego”, këngë që doli e dyta në rankimin final dhe ishte pretendentja kryesore për të fituar. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja me anën e një fotoje në Instagram ku ka shkruar:

“Jam shumë e nderuar dhe e gëzuar që do përformoj këtë vit në finalet e Eurovision. Mezi po pres që të rijetojmë momentet e vitit të kaluar. Faleminderi Eurovision Song Contest që më ftuat mua dhe për të krijuar akt që nuk jeni gati për të. Shihemi në Tel Aviv.”

Duke u Ngarkuar...

Gjithashtu deri tani është konfirmuar edhe pjesëmarrja e mbretëreshës të muzikës pop Madonna që do paguhet plot 1 milion dollarë për performancën e saj, para që do i paguajë një bilioner izraelit.

 

- SPONSOR -