Nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi të re dhe keni hequr veç 3 milionë euro, atëherë përse të mos blini një ishull që e keni të gjithin për vete? Tashmë kjo mundësi ju jepet… Edhe pse për një shqiptar kjo është jo realiste, sepse janë para që shpenzohen për gjëra luksi, ishulli është realisht në shitje për vetëm 2,750,000 dollarë dhe ndodhet në Australi në veri të portit Stephens, pranë Sidnejt. Për ata që e kanë këtë shumë parash, ky çmim duket të jetë me leverdi pasi pronarët po e shesin me humbje, pasi vlera e pronës i kalon 4 milion dollarë.

- SPONSOR -Smiley face