Të gjithë kujdesen që në një nga ditët më të rëndësishme të jetës, atë të martesës, gjithçka të shkojë mirë e mundësisht të ketë sa më shumë detaje që do të ngelen gjatë në mendjen e njerëzve. Edhe princesha Diana ka bërë të njëjtën gjë… përfshirë edhe këpucët që kishte veshur sepse ato janë ndër gjërat më të rëndësishme.

- SPONSOR -Smiley face

Dizanjuesi i veshjeve të Princeshë Dianës ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles. Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton, mbanin një dedikim për burrin e saj.

Ajo kishte shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes. Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla.

 

- SPONSOR -Smiley face