Me termin modern kuptojmë saktësisht faktin kundërshtues me klasiken.
Kërcimi modern refuzon përdorimin jonatyral të trupit, gjithashtu edhe gjashtë pozicionet e këmbëve dhe të krahëve, siç janë të fiksuara në atë të klasikes. Përkundrazi, kërcimet moderne karakterizohen nga lëvizje dhe gjeste që shprehin personalitet dhe zënë një pjesë të madhe të natyralitetit. Duhet theksuar se në kërcimin modern nuk duhet të kemi kostume të rënduara, ndërsa skenografia duhet të jetë më tepër njëngjyrëshe ose me pak elemente dhe objekte përreth.

Figura e kërcimtarit dhe lëvizjet e tij ngjajnëshpesh me skenën ku debuton. Në disa raste, vëmë re që një koreograf mund të jetë edhe balerin, edhe skenarist, edhe kostumier, edhe drejtor i ndriçimit. Kjo ndodh në kërcimin modern, ndërkohë që mund ta quajmë një gjuhë të kodifikuar, siç mund të ndodhë edhe në rastin e baletit klasik. Edhe lëvizjet e baletit modern kanë një “gramatikë” precize. Teknika e Graham-it nuk është aspak një kërcim “i lirë”. I njëjti diskutim vlen edhe për teknikën e Cunhingham-it, të Horton-it, të Limòn-it etj. Një nga specifikat e veçanta që duhet përmendur është se në kërcimin modern, pjesën më të madhe që ndiejmë gjatë kërcimit, është momenti kur ekzekutojmë një koreografi ose performancë zbathur. Ky moment na jep emocione pafund dhe na bën të ndiejmë shumë fort kontaktin që kemi me trupin dhe kërcimin e lirë. Të jesh i lirë do të thotë të kërcesh pa komplekse dhe të kërcesh kërcimin modern.

- SPONSOR -Smiley face