Ekspertët  kanë bërë të ditur se sekreti për të qëndruar të rinj është çokollata dhe vera e kuqe.
Studiues të ndryshem kanë mëshuar se sekreti për të qëndruar të rinj është  konsumimi sa më shumë i çokollatave dhe verës së kuqe. Vera dhe çokollata, ndihmojnë në rinovimin e qelizave të vjetra të lodhura duke ju dhenë energji dhe imunitet për ti bërë ato të fillojnë të sillen më shumë si qelizat e reja.
Vitet ikin dhe qelizat tona të  ADN-së  humbasin gradualisht telomerët mbrojtës. Drejtuesi i studimit, Prof.r Harries deklaroi se: “Ky është një hap i parë në përpjekjen për t’i bërë njerëzit të jetojnë një jetë normale, por edhe të shëndetshme”.
Ekipi i studiuesve aplikuan përbërës të bazuara në kimikate që gjenden natyrshëm në verë të kuqe, çokollatë të zezë, rrush të kuq dhe boronica tek qelizat në laborator. Eksperimentet treguan se brenda disa orësh nga trajtimi më këta përbërës, qelizat e vjetra filluan të ndaheshin dhe të kishin telomere më të gjata. Shpresohet se zbulimi mund të çojë në terapit të suksesshme antiplakjeve.

- SPONSOR -Smiley face