Ditën e djeshme Selena Gomez publikoi këngën e saj të re “Lose you to love me” (Duhet të të humbja ty që të doja veten) dhe të gjithë mendojnë se ajo është një dedikim për ish- të dashurin e saj Justin Bieber. Mes të tjerash, teksti thotë: “Për dy muaj na zëvendësove’ Si të ishte diçka e thjeshtë/ Më bëre të mendoja se e meritoja/ Kur isha ende duke u shëruar …” Në fund të këngës, Selena i jep lamtumirën personit për të cilin flet kënga, që jo më kot njerëzit mendojnë se është Justin.

Dhe menjëherë pas kësaj ka reaguar bashkëshortja e Justin, Hailey. Ajo ka zgjedhur një mënyrë sa diskrete aq edhe të ashpër. Ajo ka publikuar në Stories një këngë me titull “I’ll kill you” (Do të të vras). Në tekstin e këngës thuhet se nëse dikush mundohet të hyjë mes saj dhe të dashurit, ajo do ta vrasë dhe është një kërcënim i hapur për këngëtaren.

- SPONSOR -Smiley face

Siç mund ta merrni me mend, fansat e Selena-s kanë pushtuar profilin e Hailey-t me komente, por kjo e fundit i ka bllokuar ato. Megjithatë në profilin e Justin-it të gjithë po komentojnë vargjet e këngës së Gomez.

- SPONSOR -Smiley face