Mulliri.al ka zgjedhur 10 thënie inkurajuese për të gjithë personat që kanë nevojë pasi ndihen të pasigurt:
  1. “Të shmangësh rrezikun nuk të jep më shumë siguri sesa të ekspozohesh para tij.”-Helen Keller
  2. “Një nga zbulimet më të mëdha të njeriut, një nga surprizat e tij më të mëdha, është të kuptojë se mund të bëjë atë që kishte frikë ta bënte më parë”. -Henry Ford
  3. “Unë kam mësuar gjatë viteve që kur mendja e një njeriu është e përgatitur, kjo pakëson frikën; duke ditur se çfarë duhet bërë frika largohet.” -Rosa Parks
  4. “Frika nuk është asgjë më shumë se një gjendje shpirtërore.” -Napoleon Hill
  5. “Mësova se guximi nuk ishte mungesa e frikës, por triumfi mbi të. Trim nuk është ai që nuk ka frikë, por ai që fiton mbi këtë frikë.” -Nelson Mandela
  6. “Shqiponja nuk ka frikë nga fatkeqësitë. Ne duhet të jemi si shqiponja dhe të kemi frymën e patrembur të një pushtuesi!” -Joyce Meyer
  7. “Asgjë në jetë nuk duhet marrë me frikë, çdo gjë duhet të mësohet. Tani është koha për të mësuar më shumë, në mënyrë që të kemi më pak frikë.” -Marie Curie
  8. “Të jesh i guximshëm nuk do të thotë mos kesh frikë. Edhe nëse je i guximshëm mund të kesh frikë, por duhet të gjesh një rrugë përmes saj.” -Bear Grylls
  9. “Asnjëherë mos lejoni që frika për të ecur përpara t’ju zërë rrugën.” -Babe Ruth
  10. “Frika më e madhe fshihet pas guximit.” -Lucan
- SPONSOR -Smiley face