Këtë sezon kemi parë një miksim trendësh jo vetëm në veshje, por edhe në ‘make up’.

- SPONSOR -Smiley face

Kryesisht në grim është vënë re se kudo në sfilata po mbizotërojnë disa lloje trendesh, që mund të përshtaten për të gjitha vajzat.

Më poshtë po rendisim 4 prej tyre, të cilat duhet t’i provoni patjetër këtë vit.

Ngjyrat metalike

Këto ngjyra të forta u shfaqën që vitin e kaluar si trend, megjithatë duket se dhe këtë vit duhet të vazhdoni ta ndiqni.

Këto ngjyra janë të preferuara në pjesën e syve dhe kryesisht ato që kanë ndriçimin e letrës së aluminit.

Shkëlqim

Buzët e ndritshme u prezantuan që në fillim si një trend i këtij viti, prandaj duhet të keni patjetër një buzëkuq me shkëlqim në çantën tuaj të ‘make up-it’.

Sytë me grafika

Me penelin e syve mund të nxirrni në pah të gjithë kreativitetin, duke provuar të bëni forma sa më të bukura.

Ngjyrat e neonit

Neoni përveçse është trend në veshje duket se do të mbizotërojë edhe në  make -up’.

- SPONSOR -Smiley face