Nganjëherë e kemi lumturinë përpara duarve dhe nuk  dimë se si ta trajtojmë…Është pikërisht koha ajo që na ngatërron në shumicën e rasteve… Ja disa pika udhëzuese se si mund të jemi më të lumtur dhe rehat me kohën…

Duke u Ngarkuar...

•Shkoni një herë në javë për pazar jo ditë për ditë

Në vend që të shkoni çdo ditë për gjëra të vogla në market, bëni një listë javore të gjërave që duhet të blini dhe kështu do të kurseni edhe kohën, por edhe energjinë tuaj. Kështu, ju do të keni më shumë kohë të lirë për të bërë gjëra të tjera.

•Rrini larg nga lajmet negative

Nëse je lexues lajmesh, nuk mund ta pëlqesh këtë – por kjo është arsyeja më e madhe për ta provuar! Nëse shpesh e gjeni veten duke lexuar dhe shikuar lajme negative atëherë provoni ta ndryshoni këtë situatë. Njohja e asaj që po ndodh në botë është e rëndësishme, por mund të shihni se zvogëlimi i minutave që kaloni duke lexuar lajme (shpesh të këqija) mund të jetë çuditërisht çliruese.

•Ndaloni rrjetet sociale në fundjavë

Interneti i ka pushtuar të gjithë. Orë të tëra gjatë ditës kalojmë duke shfletuar internetin. Në veçanti kur kaloni orë të tëra në mbrëmje, ju dëmtoni shëndetin tuaj. Po ashtu prishni orarin tuaj të gjumit. Prandaj fundjavat e juaja shfrytëzoni për pushim dhe ndaloni qasjen në internet.

•Udhëtoni më shumë

A doni që jeta e juaj të rilindë? Atëherë udhëtoni, planifikoni shëtitje me miqtë dhe të dashurit tuaj. Udhëtimet ju ofrojnë një dimension krejt tjetër të jetës dhe do t’ju bëjnë ta rigjeni veten dhe lumturinë ashtu siç e dëshironi…

- SPONSOR -