Këto recetat e tua moj Arbana po na lënë çdo ditë me gojëhapur dhe stomakun tonë duke luftuar nga brenda. Recetat e Arbana Osmanit kanë qenë gjithmonë të larmishme dhe plot shije. Ajo që na bën përshtypje më së shumti është mënyra se si i përgatit ato bukur dhe pastër. Kuzhina dhe pjatat e Arbanës janë një art në vetvete, nuk ka asgjë që i shpëton  asaj.

- SPONSOR -Smiley face

Ajo di si të përfshijë shijen, përvojën e të kuptuarit dhe të shkruarit në lidhje me përgatitjen e ushqimit dhe cilësitë shqisore të ushqimit njerëzor në tërësi. Arbana në fakt po poston shumë video me ushqime këtë herë, pasi ajo njoftoi në nëntor se do të sillte në treg librin e dytë të gatimit, “Receta për 5 minuta”. Edhe sot Arbana na zbulon një ëmbëlsirë shumë interesante, ku ne me të vërtetë presim librin për të zbuluar recetat e moderatores së njohur, shkruan mulliri.al.

Arbana dhe mënyra e saj e prezantimit të librit të saj të gatimit ,kanë qenë shumë transparente dhe kjo gjë na ka shtuar oreksin tonë për të pritur me padurim librin e saj të ri, “Receta për 5 minuta” / mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face