Pas akuza të shumta nga fansat e saj për photoshopim të fotove që postonte në rrjetet sociale, femra më e përfolur në botë, ylli televiziv, Kim Kardashian është gjendur përpara “akuzave” se ka vjedhur idetë për linjën e saj të re të veshjeve të fëmijëve, “The Kids Supply”. Këtë tymnajë e ka ngritur “Diet Prada” një llogari në instagram. Sipas saj, Kim ka kopjuar Rei Kawakubo dhe Demna Gvasalia. Por zëdhënësi i Kardashian ka mbrojtur krijimin e Kim duke thënë se me këtë linjë veshjesh ka patur qëllim të bëjë një homazh për stilistët e famshëm.

- SPONSOR -Smiley face