Përgatitja: Pastroni dhe grini imët qepën, karotën dhe selinonë dhe erezat e tjera. Skuqini bashkë në një tigan të mëadh dhe më pas shtoni dy llojet e mishrave. Kaurdisni për disa minuta deri sat a shihni që jaën zbutur. Shtoni domatet e prera në kubikë, hudhrën dhe rregulloni shijen me kripë e piper.

Shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë për disa minuta me kapak. Në fund hidhni vezët, mbylleni sobën dhe lëreni tiganin me kapak. Shtoni në fund pak vaj ulliri.

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit për 4 persona:
Një Qepë e madhe

Pak selino

5 kokrra vezë
200 gr mish të grirë viçi
100 gr mish të grirë gici
2 karrota
Erëza të tjera që pëlqeni
2-3 domate të pjekura
thelpinj hudhër
Gjysmë filxhani qumësht
Vaj ulliri, Kripë, piper, majdanoz

- SPONSOR -Smiley face