“Unacknowledged” është një prej dokumentarëve të prodhuar së fundmi në Amerikë që ka hapur shumë diskutime, madje edhe në “Shtëpinë e Bardhë”. Ai hedh dritë mbi sekretin e madh rreth qënieve jashtëtokësore dhe arsyen se pse qeveria amerikane e mban gjithmonë të fshehtë ekzistencën e “alienëve” dhe të mjeteve të tyre të fluturimit. Dr Steven Greer, një prej studiuesve më të mëdhenj të kësaj çështje tregon se ekzistenca e këtyre qënieve është po aq e lashtë sa vetë bota, por disa agjenci inteligjente si “CIA” apo “NSA” i fshehin këto informacione, ose i kthjenë ato në informacione qesharake për të ruajtur sipas tyre sigurinë kombëtare. Forcat Ajrore Ushtarake Amerikane kanë zotëruar një anije fluturuese jashtëtokësore që në vitin 1947, në kohën e “incidentit të Roswellit” dhe kanë arritur të rikrijojnë teknologjinë e tyre duke e përdorur në shërbim të mjeteve të aviacionit ushtarak, projekt, i cili njihet me emrin “Libri blu”. Nëse kjo teknologji do të përdorej për njerëzit, jetesa do të ishte shumë e lirë, pasi nuk do të na duhej të përdornim hidrokarburet, por këtë lloji teknologjie që prodhon energji nga hapsira që na rrethon dhe e ka koston 0. Rrjedhimisht do të kishte faliment më të gjitha industritë e nxjerrjes së naftës dhe këto janë interesa të cilat sipas dr. Greer “nuk duhet të preken”.

- SPONSOR -Smiley face