Krishtlindjet janë periudha më e bukur e vitit. Njerëzit kanë mundësi të kalojnë kohë me familjet e tyre dhe për t’u çlodhur pas një viti të ngjeshur. Dhe këto Krishtlindje, vizitorët në Kempinski Hotel Bahia afër Marbella, në Spanjë do kenë mundësi të shohin pemën e hotelit të zbukuruar me diamante, gurë dhe stoli të çmuara. Pema e dekoruar me diamante të kuqe, të bardha, rozë dhe të zeza, e ideuar nga Debbie Wingham, vlen 15 milion dollarë, sipas hotelit.

Përveç diamanteve, pema është zbukuruar me bizhuteri të markave të famshme Bulgari, Cartier, Van Cleef & Arpels dhe Chanel, vezë struci dhe shishe parfumi. Bredhi që mban rekordin si më e shtrenjta ndonjëherë u vendos në një hotel në The Emirates Palace në Abu Dhabi. Pema, e zbukuruar me byrzylykë, varse dhe ora, kishte një vlerë prej 11 milionë dollarë. Ajo u fut në Rekordet Botërore Gines si pema më të shtrenjtë e dekoruar.

- SPONSOR -Smiley face