Ai është një prej aktorëve më të mirë të brezit të vetë. I suksesshëm në si në film ashtu edhe në teatër. Bëhet fjalë për aktorin Arben Derhemi, i cili kohët e fundit duket sikur është fokusuar veçanërisht tek monodrama, por shaqja e fundit ku ai do të interpretojë nuk është e tillë. “Në lindje të Berlinit” është një dramë e fuqishme që flet për regjimin nazist. Me regji të Milto Kutalit dhe pjesmarrjen e veçantë të aktorit Ahmet Pasha, “Në lindje të Berlinit” do të shfaqet për publikun nga data 16 deri në 25 dhjetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

- SPONSOR -Smiley face