Mbrëmjen e së mërkurës, Ardit Gjebrea së bashku me katër moderatorët special që kishte përzgjedhur për edicionin e 19-të të Këngës Magjike, kanë shkëlqyer në skenën e Pallatit të Kongreseve. Por sikurse edhe pritej, humor e batuta do të kishte pafund, sepse Bes Kallaku dhe Erion Isai nuk mund të mos ‘shfrytëzonin’ publikun në sallë për t’i bërë për të qeshur. Një moment i tillë shihet në foton ekskluzive të Mulliri.al. Nevina Shtylla i ka kushtuar vëmendje Besit, ndërsa Erionit vëmendjen ia ka marrë Arjola Shehu.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face