Përveç maskave për llojin e lëkurave të ndryshe ka dhe disa maska për rrudhat që bëhen me produkte natyrale të cilat i gjeni dhe në kuzhinën tuaj. Kjo për të cilën do të flasim ka si bazë domaten.

Ajo që do t’ju nevojitet është: Një domate mesatare të cilën duhet ta vendosni për të zier rreth 5 minuta. Më pas hiqni lëngun dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar: 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji lëng limoni.

Të gjithë këtë masë përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta. Përveç rrudhave kjo maskë mund të përdoret dhe për fytyrat të cilat kanë probleme me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt.
- SPONSOR -Smiley face