Shumë objekte dhe sende personale të Fuhrer-it, që janë bërë publike së fundmi kanë ngjallur kuriozitetin e shumë njerëzve nga mbarë bota. Këta të fundit kanë ofruar shuma të mëdha parash për t’i patur, dhe në një ankand në Chesapeake City, Maryland kanë dalë të brendshmet e diktatorit. Ato janë blerë për 7 mijë dollar nga një person që ka kërkuar të jetë anonim. 
Të brendshmet, të cilat kanë qenë të ruajtura në mënyrë të shkëlqyer, kishin të qëndisur inicialet e diktatorit “A.H” dhe mendohet se janë lënë nga Hitleri në Parkhotel të Gratz-it në Austri në prill të vitit 1938, ku ai kishte qëndruar një natë.
- SPONSOR -Smiley face