Virgjëresha: kjo javë mbyllet në mënyrë shumë pozitive, është një periudhë me shumë fat edhe për ndjenjat. Për ju është më e lehtë tani të jetoni dashurinë të qetë. Edhe ju vetë tani ndjeheni më të qetë dhe rrezatoni këtë edhe tek njerëzit që ju qendrojnë përreth. Viti që vjen do të jetë akoma më i rendësishëm dhe me më shumë fat.

Bricjapi: është një periudhë mjaft pozitive, ju ofrohen shumë mundësi për të përmirësuar gjendjen tuaj. Në këtë moment Marsi dhe Venusi janë të favorshëm në shenjën tuaj, dhe ky ndikim i planeteve ju lejon të mbyllni me sukses dhe me fitim disa marrëveshje. Do të merrni shumë sodisfaksione në punë.

- SPONSOR -Smiley face

Peshorja: kush ka pasur disa vështirësi ditët e fundit, do të ketë rastin më të mirë për t’u karikuar me energji në fundjavë. Ato të cilët janë në kërkim të dashurisë mund të kenë surpriza të kendëshme. Zakonisht të lindurit në shenjën e Peshores dashurojnë bukurinë dhe i japin vëmendje estetikës. Por në këtë periudhë nuk përjashtohet fakti se mund të krijoni një lidhje të thellë më një person që ju tërheq mendërisht.

Demi: do të jetë një fundjavë pozitive. Do ta keni më të lehtë të flisni për dashurinë, falë mbështetjes së Venusit. Kush është akoma single nuk duhet të hezitojë të futet në lojë, kush nuk e ka gjetur akoma personin e zemrës është sepse keni shumë pretendime dhe nuk kënaqeni asnjëherë.

Akrepi: do të lerni mbas shpine një të kaluar që deri tani ka qenë pak e luhatshme dhe që të është dashur ta përballosh dhe ta menaxhosh. Tani këto vështirësi nuk të dukem më kaq të vështira për tu tejkaluar. Të gjeni një zgjidhje dhe të vlerësoni mundësi të tjera nga java tjetër do të jetë më e lehtë, falë ndikimit pozitiv të Jupiterit i cili do të vendoset në shenjën tuaj.

Dashi: ka persona që nuk pranojnë të keq vlerësohen apo të mos vlerësohen për meritat e tyre apo për cilësine. Për të lindurit më këtë shenjë është një periudhë pak nervoze dhe polemike, dhe është e lehtë të humbisni durimin. Por duhet të kontrolloni reagimet e juaja, sepse ndryshe rrezikoni të kaloni nga ana e fajtorit, edhe pse keni të drejtë.

Luani: ndjeheni pak nën presion dhe prandaj në këtë fundjavë mund të ndjeni lodhjen të mbledhur gjatë javës. Ju këshillojmë të mbani nën kontroll dhe të menaxhoni disa investime që kërkojnë shuma të mëdha parash.

Binjakët: keni pasur Saturnin kundër për një periudhë të gjatë, por që tani e tutje aspekti juaj astrologjik do të ndryshojë shumë. Trasformimet që keni kaluar në këtë periudhë, tregojnë se ishte e nevojshme të bënit disa ndryshime. Edhe pse në fillim ka qenë e vështirë të pranoni disa ndryshime specifike, tani e ardhmja shfaqet e qetë.

Gaforrja: kjo fundjavë për shenjën tuaj do të jetë pozitive. Keni kaluar disa ditë polemike dhe të tensionuara, por gjatë këtij weekend-i do të jetë më e lehtë të gjeni qetësine dhe të përfshiheni nga emocionet e bukura. Jeni një shenjë emotive, dhe mjafton dicka e vogël për t’ju a ndryshuar humorin. Mundohuni të rrethoheni nga njerëz pozitiv.

Peshqit: hyrja e Jupiterit në shenjën e Akrepit përfaqëson për ju një okazion të mirë rimëkëmbje. Keni një situatë astrologjike të favorshme, dhe duke filluar nga java tjetër do të keni suksese të reja dhe mundësi më të mira. Këtë fundjavë mund të përjetoni akoma disa pengesa planetare që do të ngandalësojnë pak planet e juaja, por mund të fillosh të mbledhësh frytet e lodhjes tënde.

Ujori: edhe ju të dashur Ujor jeni në kërkim të qetësisë. Disa shqetësime të kanë sjellur probleme edhe fizikisht. Ajo që më shumë ju ka futur në krizë ka qenë stresi i mbledhur në periudhën e fundit. Ky nervozisëm mund të jetë shkaktuar edhe nga një situatë sentimentale jo e lehtë.

Shigjetari: keni nevojë që të gjeni më shumë qetësi. Nuk është një periudhë e lehtë për ju sepse jeni në kërkim të një stabiliteti. Shmangi të merrni shumë impenjime. Vazhdoni të angazhoheni vetëm me objektivat që menaxhoni më mirë, mos u  stresoni shumë me gjëra që nuk ju sjellin asnjë përfitim.

 

- SPONSOR -Smiley face