Shoqëria shqiptare është viktimë e mentaliteteve që nuk i lë të shikojnë më larg se dera e shtëpisë. Në një kohë që shoqëria civile proteston për të mbrojtur gratë të cilat nuk i mbron as ligji, janë vetë femrat që nuk dalin nga kornizat vetëcensuruese për të qenë të lira dhe për ta pranuar jetën e tjetrit me të mirat e të këqijat që sjell flladi i jetës.

Klaudia Pepa dhe Albi Nako, çifti i ekraneve që u përfolën gjatë për ndarjen e tyre dhe gjithë komentet, nënvlerësimet dhe keqkuptimet shoqëruan këto figura të dashura për të rinjtë disa muaj me radhë.

- SPONSOR -Smiley face

Fuqia e televizionit I bëri përsëri bashkë këtë çift, në një lidhje LIVE Klaudia I dërgoi Albit një mesazh plot dashuri e respekt, ku shprehte fjalët më të mira për të dhe gjithë familjen e tij që e kanë mbështetur të çajë tregun ndërkombëtar. Reagimet ishin të shumta dhe nga më të ndryshmet, duke përfituar që Albi u përlot LIVE nga fjalët e ish nuses së tij. Një çift I suksesshëm që mbeten të veçantë në zemrat e njëri- tjetrit!

Pavarësisht emancipimit të shoqërisë shqiptare, sot mesazhi i Klaudias u keqkuptua sepse maskilistët nuk mund ta pranojnë që mes një çifti të ndarë ka respekt, mirënjohje, dashuri dhe dashamirësi.

Prandaj miq, merrni shembull nga dyshja Klaudia dhe Albi, jeta vazhdon pavarësisht të gjithave, paqe dhe dashuri! 

- SPONSOR -Smiley face